Kosova shpërndan 100 euro bonus për fëmijët nën 16 vjeç dhe pensionistët
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e bonusit prej100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistët, një masë që do të ekzekutohet gjatë ditës së premte, paralelisht me pagat në sektorin publik. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.
Murati sqaroi se përfitimi nga kjo shtesë është i kushtëzuar nga disa kritere specifike. “I vetmi kusht është që individët nuk mund të përfitojnë nga më shumë se një skemë; ata mund të marrin shtesën vetëm një herë. Po ashtu, të ardhurat nga skemat shtetërore nuk duhet të kalojnë 700 euro në muaj, për të siguruar që ndihma të shkojë vetëm për ata që kanë më shumë nevojë,” tha ai.
Ministri gjithashtu njoftoi se deri tani vetëm 60 persona kanë aplikuar për të hequr dorë nga përfitimi i shtesës për fëmijët.
Kjo masë synon të ofrojë mbështetje financiare për grupet më të cenueshme në shoqëri dhe të ndihmojë ata për të përballuar sfidat ekonomike.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta