Kurti këmbëngul: Do t’i përgjigjem Prokurorisë Speciale nëse vjen në Kryeministri
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk mund të merret çdo ditë me kërkesën e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë e tij, por kanë propozuar tri data kur ajo mund të bëhet në kryeministri.
Kurti gjatë konferencës së sotme është pyetur edhe nëse do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për të dëshmuar, shkruan KosovaPress.
“Ekziston komunikimi në mes kryeministrisë dhe prokurorisë dhe të iu them të drejtën nuk mund të merrem paradite e pasdite përditë me këtë çështje, unë do të merrem atëherë kur vinë në kryeministri të më intervistojnë si dëshmitarë, jam i hapur, jam i gatshëm, jam i vullnetshëm dhe i interesuar që në kryeministri ta jap dëshminë si dëshmitarë siç kanë kërkuar por meqenëse kjo gjë është bërë edhe në të kaluarën, ekzistojnë konfirmimet për këtë në kryeministri dhe i din edhe prokuroria, atëherë unë kam ofruar disa orare kur kjo mund të bëhej dhe po pres që me këtë çështje të merrem duke dëshmuar e jo duke deklaruar për dëshminë që nuk po ndodh. Prokuroria e di shumë mirë se për çfarë raste bëhet fjalë, t’iu them të drejtën datat dhe rastet nuk është që unë i kam shumë të qarta por këshilltarët e mijë ligjor dhe Ministria e Drejtësisë i dinë të gjitha këto, por edhe prokuroria e dinë më shumë se të gjithë ne se ka pasur raste në të kaluarën kur nga prokuroria e shtetit kanë ardhur për të intervistuar kryeministra në Qeverinë e Kosovës dhe unë besoj që prej kësaj praktike nuk do të duhej të dalim”, tha ai.
Prokuroria më 11 dhjetor i ka dërguar Kurtit ftesë që të paraqitet në këtë institucion për ta dhënë dëshminë e tij lidhur me dyshimet për keqpërdorime që kanë ndodhur me rezervat shtetërore, por ky i fundit nuk ishte paraqitur për shkak se ka qen në një vizitë jashtë vendit.
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)