Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, tre të plagosur

27 Dhjetor 2024 | 17:53

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy autovetura dhe një trajler. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht, burime nga spitali konfirmojnë se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë një parakalim i gabuar, por autoritetet janë ende duke hetuar për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të normalizuar qarkullimin, i cili është bllokuar për disa minuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026