VIDEO| Momenti kur 8-vjeçari gjendet brenda një tullumbaceje në mes të detit

28 Dhjetor 2024 | 14:19

Një djalë 8-vjeçar përjetoi momente të frikshme në plazhin Lazaro, në Ubatuba të Brazilit, kur u gjet duke lundruar vetëm në det brenda një flluske plastike, të ngjashme me një tullumbace.

Ngjarja ndodhi pasi litari që mbante flluskën u këput, duke e larguar fëmijën nga bregu. Flluska, e projektuar për pishina të qeta, u kthye në një rrezik serioz në ujërat e hapura.

Rafael do Prado, një banor vendas, e vërejti flluskën në largësi dhe u afrua për të ndihmuar.

“U shqetësova nëse mund të merrte frymë, sepse kjo flluskë është e rrezikshme,” tha ai.

Shpëtimi u koordinua me ndihmën e një shoku, Wellington Junior, i cili mbërriti me një skaf.

Ekipi vendosi të mos hapte zinxhirin e flluskës për të shmangur shfryrjen dhe përkeqësimin e situatës. Pas ndërhyrjes, djali u kthye i sigurt në breg.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e lodrave inflatabile në ujërat e hapura dhe nevojën për masa më të forta sigurie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026