Meta apel policisë dhe prokurorisë të zbardhin urgjentisht ngjarjen e Elbasanit

24 Prill 2021 | 11:44

Presidenti Ilir Meta shprehu sot shqetësimin se policia dhe prokuroria nuk kanë zbardhur ende përplasjen me armë në Elbasan, prej së cilës u shkaktua një viktimë dhe katër të plagosur. Ai u bëri apel drejtuesve kryesor të institucioneve ligjzbatuese që ta zbardhin “urgjentisht ngjarjen” teksa ngriti pretendimet se ajo mund të ishte mënjanuar.

Meta tha se “ka një vullnet kriminal për ta shtyrë zbardhjen e kësaj ngjarjeje pas zgjedhjeve”. Ai kërkoi që policia dhe prokuroria të japë një version zyrtar dhe të qartë të ngjarjes në mënyrë që të mos cenohet më tej integriteti i procesit zgjedhor. Më tej Presidenti u drejtoi disa pyetje publike ndaj policisë dhe prokurorisë:

      1. A janë të përfshirë në këtë ngjarje persona me precedentë penal? Nëse po kush janë emrat e tyre? Përse policia nuk i ka ndaluar ende ata?
      2. A janë këta persona të njëjtit që shoqëruan kryeministrin më 14 mars dhe që shkaktuan përplasjen me simpatizantët e opozitës?
      3. A ka marrë prokuroria dhe policia dëshminë ep unonjësve të policisë në ngjarjen e 21 prillit?
      4. Pse policët nuk reaguan për të parandaluar përplasjen me armë?
      5. Pse u larguan personat e dyshuar kur policia ishte prezente aty?
      6. A janë konfiskuar pamjet filmike, sa kohë u është dashur për t’i marrë pamjet?
      7. A ka interes Prokuroria e Elbasanit që ndokush të bëhet deputet në këtë mënyrë?
      8. A duhet që SPAK të nisë hetimet pasi në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë edhe funksionarë për deputetë?

Meta i drejtoi më pas një thirrje Drejtorit të Policisë Ardi Veliu, Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtorit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion Arben Kraja, të zbardhin sa më parë ngjarjen pasi “çdo zvarritje e saj cenon edhe më shumë procesin zgjedhor”.

Presidenti ngriti pretendimet se ngjarja e Elbasanit më 21 prill mund të ishte mënjanuar nëse autoritetet do ta kishin marrë parasysh një kallëzim të bërë më parë nga PD, ku në të ishin përmendur edhe emrat e personave që u përfshinë më pas në përplasjen me armë.

Meta tha se “Prokuroria e Elbasanit dhe SPAK ka bërë çmos që personat e kallëzuar nga PD të mos hetoheshin para zgjedhjeve” duke ngritur kështu pretendimet se autoritetet ligjzbatuese “nuk po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje”.

Më vonë zyra për shtyp e presidencës i përcolli mediave shkreasat e urhdër-thirrjes të datës 20 prill nga SPAK të Sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, ku ky i fundit kishte bërë një kallëzim më datë 7 prill dhe përcjellë për hetim nga SPAK-u Prokurorisë së Elbasanit më 15 prill.

Nga shkresa (kliko këtu për ta parë të plotë) nuk kuptohet se kush janë personat e kallëzuar nga Bardhi.

Përplasja me armë e 21 prillit në Elbasan la të vrarë ish-mjekun psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili njihej për angazhimet politike me disa parti kryesore në vend. Krahas tij u plagosën katër persona, prej të cilëve dhe një punonjëse policie. Ajo ndodhi pasi e ashtuquajtura “Strukturë e PD-së për Mbrojtjen e Votës” kishte ndaluar një makinë pa targa në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Policia dhe prokuroria njoftuan një ditë më pas se kishin arrestuar 11 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, por ato nuk qartësuan se cili nga grupet e përfshira kishte shkrehur i pari armën, pasi autori i dyshuar për vrasjen, Arbër Paplekaj ka ngritur pretendimin se ngjarja ishte rrjedhojë e veprimeve për vetëmbrojtje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026