Meta: Nuk impresionohem nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë

24 Prill 2021 | 12:04

Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference për mediat ditën e sotme, u pyet nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha lidhur me deklaratën e bërë dje se ambasadorja e SHBA po tregohet e njëanshme duke mbajtur krahun e kryeministrit.

Kreu i shtetit tha se nuk impresionohet nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë teksa theksoi se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve.

“Siç e dini presidenti i Serbisë ndërhyri në punët e brendshme të Shqipërisë, doli me parullën që Luli është kukull e doktorit. Është një skenar për të përmbysur vullnetin e shqiptarëve për të ardhmen në Evropë. Kam respekt të palëkundur për SHBA-të pasi na kanë frymëzuar për lirie dhe demokraci dhe janë angazhuar për futjen e Shqipërisë në BE sa më shpejt. Ka qenë ky përkushtimi i jetës sime si student i Dhjetorit dhe kjo gjë do të ndodhë se s’bën.

Shqipëria nuk do të bëhet gazi i botës nesër. Nuk impresionohet presidenti nga lobistët që flasin anglisht dhe mendojnë serbisht për Shqipërinë.  Shqipëria do të jetë e shqiptarëve”, tha kreu i shtetit.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, apeloi mbrëmjen e së premtes që të ndalohen thirrjet për dhunë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Apeli i saj ishte pasi Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje dy ditë më parë banorëve të qarkut Fier që “të mprehin sëpatat dhe sfurqet” dhe “të ngrihen në mbrojtje të votës”.

Presidenti Meta ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në një emision televiziv ku replikoi me mesazhin e Ambasadores duke theksuar se ajo “ka ndërhyrë boll herë në punët e brendshme të Shqipërisë” dhe se ajo nuk duhet “të marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026