Avioni Hamburg-Prishtinë pëson defekt, bën ulje emergjente në Beograd
Një problem teknik ka detyruar avionin e linjës Hamburg-Prishtinë të ulet në Beograd. Në sqarimin që jep Aviacioni Civil i Kosovës, 155 pasagjerët kanë arritur në Prishtinë, të gjithë në gjendje të mirë.
Avion i linjës Hamburg-Prishtinë devijoi udhëtimin për të zbritur në Beograd këtë të shtunë.
Në të udhëtonin 155 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, të cilët kanë përjetuar frikë dhe panik deri në momentin që avioni shkeli në pistën e kryeqyetit serb.
Për ngjarjen, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës thotë se avioni ka pasur një problem teknik, për të cilin u detyrua të bëntë uljen emergjente.
Operatori ajror Eurowings ka zbritur në aeroportin Nikola Tesla, në orën 16:27 dhe menjëherë ka dërguar një aeroplan alternativ për të marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Këlnit në Gjermani, për t’u kthyer sërish të dielën paradite në Prishtinë.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, një avion ka pasur defekt dhe kanë bërë ulje emergjente dhe të sigurt në Norvegji, ndërsa dy të tjerë janë rrëzuar në Azerbajxhan dhe Korenë e Jugut.
LEXONI GJITHASHTU:
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi