“Pasagjeri i lutet Zotit”, dalin pamjet brenda avionit pak momente para rrëzimit

26 Dhjetor 2024 | 07:17

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentet e fundit të pasagjerëve të avionit të Azerbajxhanit, i cili u rrëzua afër qytetit Aktau në Kazakistan.

Videoja, që u regjistrua nga njëri prej tyre, tregon pasagjerët e tmerruar, mesazhet e stjuardesave gjatë kohës që avioni ishte ende në ajër por po përballej me situatën problematike.

Sipas pamjeve, maskat e oksigjenit janë lëshuar brenda kabinës, një shenjë e qartë që tregon se situata ishte serjoze, ndoshta për shkak të një problemi teknik ose shkaqe tjetër që ende nuk janë sqaruar.

Pasagjerët janë parë në gjendje paniku kur avionin duket se në ato momente po e mundonte diçka ndërsa pasagjeri që filmon këto skena shikohet dhe dëgjohet teksa i lutet Zotit për tejkalimin e kësaj situate të vështirë.

Një tjetër video, e marrë pak sekonda pas përplasjes së avionit, tregon pasagjerët që përpiqen të dalin nga avioni i shkatërruar.

Ky moment është veçanërisht dramatik, pasi është e qartë që shumë pasagjerë kanë pësuar dëmtime dhe gjendja është kaotike.

Sipas raportimeve, shumica e pasagjerëve që mbijetuan përplasjen ndodheshin në pjesën e pasme të avionit, pranë bishtit, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që ata shpëtuan.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026

Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore

Ushtria e Kuvajtit tha të martën se forcat e saj “aktualisht po sulmojnë objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit. “Çdo tingull shpërthimi që...
18:07 | 14/07/2026