Mbarështimi i gjelave të detit në Peqin, fermeri: Po na dëmtojnë hyrjet nga jashtë

29 Dhjetor 2024 | 20:20

Ky është 74 vjeçari Pëllumb Çelmeta nga  Peqini, i cili që kur ishte fëmijë thotë se është  marrë me mbarështimin e gjelave të detit.

Nga tregimi i Çelmetës, Peqinin mund ta konsiderosh pa kurrfar mëdyshje si qyteti i gjelave të detit. Banorët e këtyre zonave prej qindra vjetësh, rrisin nën arat dhe kodrat me ullinj gjelat detit, ndër më të njohurit për shijen e tyre në të gjithë vendin.

Çelmeta tregon për Euronews Albania, pse është i njohur Peqini për rritjen e gjelit të detit, dhe poroblematikat që po përballen aktualisht.

“Ne na shkon për shtat zonës së Peqinit, se është klima ushqimi këto ndikojnë të gjitha. Ne kemi vetëm një shqetesim në zonën tonë. Kush është shqetesimi? Hyrjet që na vijnë nga jashtë, këto vijnë e spekullojnë zonën tonë dhe çfarë bëjnë përfitojnë dhe thonë se janë gjela Peqini. Ai ul tregun, ul çmimin prish tregun, dhe tjetri është i pakënaqur sepse nuk ka marrë gjel Peqini”, thotë Pëllumb Çelmeta.

Zonat e Peqinit njihen për gjelat cilësor të rritur në mënyrë organike.

“Kultura e ullirit, e shikon ti kur bie kokrra e ullirit poshtë ata e hanë. Ne tani që kanë dalë fabrika i marim bersinë e përzijmë me këto e del një koncentratë e mrekullueshme. Kjo e bën të ketë shije me tepër? Ka shije me tepër sidomos nga ulliri, por edhe koncentrati se nuk marim kancentrat nga Serbia, ai far mielli që bie ai, duke e krahasuar me misrin që bejm vetë”, thotë Çelmeta.

Aktualisht ne Peqin gjeli nga fermeret po shitet me 10 mijë lekë, dhe kërkesa për blerje është e lartë nga të gjithë qytetet e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte do të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila hyn në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026