Kontroll në Aeroportin e Prishtinës, kapet pasagjeri me 81 boksa cigaresh në valixhe
Të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë kontrollit të një valixheje, janë gjetur sasi e cigareve Marlboro të kuqe dhe të bardhë pa banderola.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se pas hapjes së valigjes ne doganë janë gjetur 81 boksa cigare të cilat janë sekuestruar.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
“Gjatë kontrollit të një valixheje të një pasagjeri në dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro. Pas kontrollit te mëtejmë dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se të njëjtit i janë gjet gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta