Kosovë| Vranë 8 civilë shqiptarë gjatë luftës, ngrihet aktakuzë ndaj 5 të pandehurve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamentin Special ndaj të pandehurve me iniciale D.C., D.N., M.SH., N.S. dhe S.J., nën dyshimet se gjatë kohës së luftës në Kosovë kanë kryer krime në rajonin e Gjilanit.
Pesë të pandehurit në bashkëpunimedhe me pjesëtarë tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e 8 civilëve shqiptarë
Konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drurësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe konventave ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë.
Ndërsa, për të pandehurit me iniciale M.SH. dhe N.S., ekziston dyshimi i bazuar se gjatë zbatimit të urdhër-kontrolleve, janë gjetur në pronësi dhe posedim armë, në kundërshtim me ligjin, teksa të njëjtit kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve