Plani i Ri i Rritjes, Rama: Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliardë euro në 2027

30 Dhjetor 2024 | 11:36

Kryeministri Rama ka zhvilluar këtë fundvit një konferencë me gazetarët teksa i ka dhënë rëndësi intensitetit të punës së bërë në disa fusha.

“Është bërë një punë e shkëlqyer me procesin e diagnozës së gjithë sistemit të Shqipërisë në të gjitha fushat. Ka pasur vlerësime befasuese nga Komisioni Evropian për performancën e skuadrës tonë kombëtare. Është një shtysë dhe fakt domethënës për çfarë është bërë në këto vite. Është fakt se edhe këtë vit Shqipëria ka dalë pas 29 vjetësh nga faza e monitorimit të plotë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pra nuk jemi më një vend nën monitorim të plotë por jemi me ato vende që do i bashkohemi në familjen evropiane.

Shqipëria ia ka dalë të shtyjë dhe të bëjë të mundur të futet në bashkëpunim edhe me vendet e tjera të rajonit, dialog mes Komisionit Evropian nga ku doli si rezultat konkret, plani i ri i rritjes të BE-së në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E them me krenari sepse ka qenë një proces jo i lehtë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se deri në viti 2027, Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliardë euro nga Plani i Ri i Rritjes.

“Tashmë ne dhe vendet e Rajonit kemi në dispozicion një instrument të ri financiar në Planin e Ri të Rritjes, ku në periudhën nga sot deri në vitin 2027 do të marrim rreth 1 miliardë euro, por kemi dhe dritën jeshile për t’u bashkuar në familjen evropane në disa segmente të funksionimit të Europës së bashkuar.

Falë Planit të Ri të Rritjes, shqiptarët që bëjnë transferta parash nga zona e BE drejt Shqipërisë, nuk do të kenë më asnjë komision ekstra sepse Shqipëria është zyrtarisht anëtare e zyrës së pagesave unike evropiane”, tha në konferencë Kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026