Rrjetet online, kush janë qytetet ku Rama e Berisha kanë mbështetësit më të zjarrtë

29 Dhjetor 2024 | 21:40

Në “Review” në Euronews Albania u diskutua mbi klikimet dhe audiencën në rrjetet online. Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, tregoi në cilët qytete të Shqipërisë janë fansat më të zjarrë të Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Qyteti më me fansa i Edi Ramës është Gjirokastra, i dyti Vlora ndërsa Kukësi është shumë fanatik pas politikës duke i kërkuar të tre personazhet kryesorë të politikës, si Ramën, Berishën dhe Metën, ndërsa Elbasani është qyteti që shfaq më pak interes për Ramën”, tha Tomi Kallanxhi.

“Berisha i ka fansat në Kukës, Dibra e dyta dhe i treti Elbasani ndërsa ku nuk e duan më shumë janë Berati dhe Gjirokastra”, tha eksperti i IT.

Sipas ekspertit të IT, Tomi Kallanxhi, fjala SPAK është një ndër më të klikuarat gjatë vitit 2024.

Ndërsa Aldor Nini i ACROMAX tha se në kanalin e Youtube Edi Rama kryeson në kërkime nga politikanët, që u thye nga Meta në ditët e arrestimit të këtij të fundit, ndërsa dhe gazetari Artan Hoxha ka qenë një ndër më të kërkuarit në Youtube sipas tij.

Aldor Nini i ACROMAX tha se Faton Harizi ka qenë më i klikuar se Parashqevi Simaku në kanalet e televizioneve informative në Youtube.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026