Shisnin fishekzjarrë në dyqanet e tyre, e “pësojnë” dy pronarët në Krujë
Dy persona janë proceduar penalisht nën akuzën e tregtimit të lëndëve piroteknike gjatë periudhës së festave.
Shtetasit A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, banues në Krujë, u ndaluan në flagrancë nga policia gjatë kontrolleve të ndërmarra në kuadër të masave të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave.
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla të gjetura në dy dyqanet e përfshira. Materialet përkatëse i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Krujë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit