Ukrainë, vritet ish-futbollisti rus i arrestuar për trafik droge
Në vitin 2004 ishte pjesë e Kombëtares ruse në europianin e Portugalisë, madje u aktivizua në 2 duele, ndërsa në orët e fundit raportohet se është vrarë në luftën në Ukrainë.
Bëhet fjalë për rusin Aleksey Bugaev, 43-vjecar i cili prej 1 viti i ishte bashkuar ushtrisë së vendit të tij dhe luftonte në pushtimin e Ukrainës.
Mediat ruse kanë konfirmuar vdekjen e ish-futbollistit të tyre, pasi ka qenë avokati i tij Anton Smirnov i cili ka bërë me dije se klienti i tij mbeti i vrarë gjatë një përplasje në Ukrainë.
Trupi i tij ende nuk është tërhequr, për shkak të luftimeve të vazhdueshme.
Aleksey Bugaev ka luajtur për disa skuadra në kampionatin rus mes tyre dhe Lokomotiva e Moskës e Krasnodar. Gjitashtu ai numëron 7 paraqitje me ekipin A të Rusisë, por pa mundur të shënojë gol.
Kujtojmë se karrierën si futbollist e mbylli shpejt, që në moshën 29-vjecare në vitin 2010, ndërsa u përfshi në trafikun e drogës, për të cilin u arrestua nga policia.
Për të shmangur dënimin, Bugaev vendosi t’i bashkohej ushtrisë në luftën me Ukrainën, ku dhe mbeti viktimë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil