Rusia: Kemi penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri dhe blogeri
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një ndryshues zëri.
FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.
Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, tha FSB-ja.
FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin cak i këtij komploti. GUR-ja ukrainase nuk ka reaguar menjëherë për këto pretendime të Rusisë.
Ukraina thotë se luftë që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime.
Rusia i cilëson këto akte si “terrorizëm” dhe e ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e civilëve.
Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, tha se ka vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë përmes një sulmi me bombë në ndërtesën ku ai banonte në Moskë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil