“Tapë” në timon, arrestohet polici që shkaktoi aksidentin në Cërrik-Gramsh

31 Dhjetor 2024 | 09:35

Një inspektor i Komisariatit të Policisë Cërrik është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkaktimin e një aksidenti rrugor në aksin nacional Cërrik-Gramsh.

Inspektori H. B., 57 vjeç, drejtonte në gjendje të dehur automjetin e tij “Volkswagen” më datë 28.12.2024, kur u përfshi në një përplasje me një automjetin tip “Nissan”. Si pasojë e aksidentit mbeti e dëmtuar drejtuesja e mjetit tjetër, shtetasja M. XH.

Gjatë testi të alkoolit që u krye ndaj Inspektorit të policisë, ai rezultoi pozitiv me një përqendrim prej 1.07 mg/L.

Si pasojë e këtij incidenti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi inspektorin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026