Scholz i përgjigjet Musk: Të ardhmen e vendosin qytetarët, jo pronarët e platformave

31 Dhjetor 2024 | 17:42

Kancelari gjerman Olaf Scholz u tha votuesve se do të jenë ata që do të vendosin rezultatin e zgjedhjeve të 23 shkurtit në Gjermani dhe jo pronarët e rrjeteve sociale, duke iu referuar kështu komenteve të padronit të rrjetit “X”, Elon Musk.

Publikisht, Musk shprehu mbështetjen për partinë ekstremiste gjermane Alternativa për Gjermaninë, AfD, së pari në platformën e tij dhe më pas për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

“Në përgjithësi, dikush mund të mendojë se sa më ekstrem është opinioni i tij, aq më shumë vëmendje merr. Por nuk është personi që bërtet më shumë ai që vendos se si do të vijojnë gjërat në Gjermani. Është shumica e njerëzve të arsyeshëm të vendit”, deklaroi Scholz.

Edhe pse nuk u përmend nga kancelari, miliarderi Musk, themelues i kompanisë “Tesla” dhe person i afërt me presidentin e zgjedhur Donald Trump, ka shkaktuar zhurmë në Gjermani duke mbështetur AfD-në.

Musk ka insistuar se mbështet politikat ekonomike të kësaj partie dhe ka insistuar se ajo nuk duhet të etiketohet si subjekt i së “djathtës ekstreme”.

Ditën e hënë, një zëdhënës i qeverisë gjermane deklaroi se komentet e Musk tregojnë se ai po përpiqet të influencojë zgjedhjet e ardhshme dhe se po inkurajojë votuesit të hedhin votën në favor të një partie e klasifikuar si “organizatë e dyshuar terroriste”.

Politikanë të shumtë reaguan ndaj qëndrimit të miliarderit amerikan, duke e krahasuar atë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili sipas tyre kërkon të ndërhyjë në zgjedhjet gjermane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026