Shqiptari nga Kroacia: Rama “kapadai” në Kosovë, tregoi muskujt si vëlla i madh

20 Dhjetor 2024 | 21:59

Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se kryeministri Shqiptar Edi Rama u soll si vëllai i madh gjatë mbledhjes së përbashkët të parlamenteve Kosovë-Shqipëri.

Sipas tij, nuk mund të thuhet që Rama është armik i Kosovës apo do më shumë Serbinë se Kosovë, por është karakteri dhe mënyra e tij e të shprehurit që krijon situatat me Kurtin.

“Ne në Kosovë e themi që vëllain nuk është mirë ta kritikosh në odën tënde, por në mungesë të diskutimit mes dy kryeministrave po përdoret foltorja e dy parlamenteve. Ky fjalim i kryeministrit të Shqipërisë ka ardhur edhe nga shumë vende të Evropës perëndimore kështu që nuk është vetëm mesazh i tij. Unë nuk besoj se Rama është armik i Kosovës dhe do më shumë Serbinë por ka sjellje  pak si kapadai më shumë se Kurti dhe do të tregojë muskujt si vëllai i madh dhe gjen momentin më pak të dashur për të kritikuar Kurtin”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026