Makina përplaset me motorin në aksin Maliq-Pogradec, plagosen rëndë nëna me djalin

2 Janar 2025 | 14:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Maliq-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë. Një automjet është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy persona, duke i lënë të plagosur rëndë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në motor ndodheshin një person me nënën e tij, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se përplasja është shkaktuar nga pakujdesia në drejtim dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjendja e të plagosurve mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.

Aksidenti i ndodhur në Maliq-Pogradec krijoi dhe trafik me automjete në radhë në këtë aks rrugor.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 13:55, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026