Edhe pas 23 vitesh përdorim të euros, gjermanët ende këmbejnë marka
Edhe pas gati një gjysmë shekulli të prezantimit të valutës euro, gjermanët vazhdojnë të këmbejnë shuma të mëdha të parave të ish-valutës së tyre, markës, tregojnë të dhënat zyrtare.
Sipas Bankës Qendrore të Gjermanisë, Bundesbank, rreth 53 milionë marka gjermane (rreth 27.2 milionë euro) janë këmbyer më 2024.
Gjermania është një prej gjashtë shteteve bashkë me Austrinë, Irlandën, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë që u mundësojnë qytetarëve që valutat e mëparshme t’i këmbëjnë me euro.
Valuta euro ka hyrë në fuqi zyrtarisht më 1 janar të vitit 2002 dhe 20 vende të Bashkimit Evropian kanë nisur ta përdorin.
Kosova e përdor gjithashtu euron, ndonëse nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.
Ky vend ka aplikuar për anëtarësim në bllokun evropian më 2022, por aplikimi i saj nuk është shqyrtuar ende.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet, Bundesbank vlerëson se marka në vlerë të mbi 6 miliardë eurove kanë mbetur pa u këmbyer.
Megjithatë, një pjesë e tyre është thënë se mund të mos këmbehen kurrë pasi janë në duart e koleksionistëve nëpër botë.
“Marka gjermane është njohur ndërkombëtarisht si valutë, dhe është përdorur edhe jashtë Gjermanisë”, ka thënë anëtari i Bankës Qendrore Gjermane, Burkhard Balz, për agjencinë e lajmeve dpa.
“Me siguri nëpër botë ekzistojnë sasi të mëdha të parave të gatshme në marka gjermane”, ka shtuar ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania