Xhaxhai i 33-vjeçarit të vrarë: U kthye nga Belgjika para 1 viti, punonte në ndërtim

5 Janar 2025 | 10:44

Naim Mataj, xhaxhai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në Dragoç të Shkodrës, tha se nipi dhe familja e tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

Ai u shpreh për mediat se 33-vjeçari është kthyer para 1 viti nga Belgjika dhe punonte me punë të ndershme në ndërtim në Mal të Zi.

“Nuk ka pasur asnjë problem, më parë ka jetuar në Belgjikë, tani punonte në Mal të Zi. Kam komunikuar me të në 8.30, më mbrapa jo. Nuk ka pasur asnjë konflikt, ka punuar në ndërtim në Ulqin. Këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat… Policia nuk na la të shikonim kufomën. S’dimë gjë, nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd. Është rritur në kushte të këqija, pastaj u rritën, hyri në punë. Vëllai tjetër jeton në Belgjikë”, tregon ai.

Ramazan Mataj, 33 vjeç u gjet i vrarë brenda automjetit të tij në një rrugë në fshatin Dragoç të Shkodrës. Policia tha se 33-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi brenda automjetit me të cilin udhëtonte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026