Disa qytete të Shqipërisë në errësirë totale, shkëputet energjia elektrike
Disa qytete të Shqipërisë kanë mbetur në errësirë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike. Zonat të përfshira nga errësira totale janë Berati, Vlora, Fieri, Durrësi, Lushnja. Gjithashtu Kavaja, Shkozeti, Rrogozhina janë qytetet pa energji elektrike për momentin.
Nga informacioni paraprak i OST (Operatori i Sistemit Të Transmetimit), është stakuar një linjë 220kV, pra ka pasur një defekt në një linjë tensioni të lartë.
Gjithashtu dhe spitali rajonal i Vlorës ka mbetur pa energji. Nga informacionet e marra nga drejtoria e spitalit, kanë treguar se po punohet me gjenerator në repartet ku ka nevojë, kurse koridoret dhe dhomat janë pa energji.
Burime bëjnë me dije se edhe pse disa herë është tentuar rikthimi i energjisë elektrike, përsëri nuk mbajnë gjatë dhe aktualisht këto qytete janë pa drita.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 20:41 Netanyahu: Do të qëndrojmë në jug të Libanit, deri në çarmatimin e Hezbollahut
- 20:37 Izraeli, Libani dhe SHBA-të nënshkruajnë një marrëveshje trepalëshe armëpushimi (VIDEO)
- 20:31 Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 20:20 Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë