Arrestohet në Gjermani influenceri palestinez, hodhi fishekzjarrin brenda një dhome
Ky është momenti kur një influencer palestinez qëlloi me një fishekzjarr në drejtim të dhomës së gjumit të një aparatamenti, përpara se të arrestohej teksa përpiqej të largohej nga vendi.
Pamjet tregojnë Attalah Younes, 24 vjeç, në natën e Vitit të Ri teksa ndezi fishekzjarrë dhe e qëlloi atë në një ndërtesë apartamentesh në periferi të Berlinit, Neukoelln.
Fishekzjarrët u përplasën nga dritarja e mbyllur në katin e tretë dhe shpërtheu brenda, me sa duket dhoma u përfshi nga zjarri.
Askush nuk u lëndua si pasojë e fishekzjarrëve të shpërthyer dhe u dëmtuan vetëm tapeti dhe disa mobile në dhomë, raporton tabloidi gjerman Bild.
Videoja e Younes shkaktoi zemërim në Gjermani pasi më shumë se 10 milionë njerëz shikonin turistin nga Nablus, Bregu Perëndimor, duke luajtur me fishekzjarr.
Younes, i cili flet vetëm arabisht, pretendon se ishte viktimë e sulmeve raciste pasi video u bë virale, transmeton Telegrafi.
Ai u arrestua në aeroportin Berlin-Brandenburg të shtunën, përpara fluturimit të tij në orën 17:55 për në Jordani.
Policia e Berlinit tha në një deklaratë të shtunën: “Një burrë i dyshuar për zjarrvënie të rëndë natën e Vitit të Ri, u arrestua sot nga [policia federale] ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi në aeroportin e Berlinit, pas operacioneve të kërkimit nga policia”.
Nëse Younes shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgun.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5