Koreja e Veriut testoi raketën gjatë vizitës së tij në Seul, reagimi i Blinken

6 Janar 2025 | 11:54

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Koreja e Veriut ka testuar një raketë gjatë vizitës së tij në Seul më 6 janar. Sipas tij, ky veprim i Phenianit është përkujtues për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Uashingtonit, Koresë së Jugut dhe Japonisë për t’iu kundërvënë Veriut.

Koreja e Veriut gjuaji një raketë balistike me rreze të mesme veprimi rreth mesditës, sipas kohës lokale, e cila fluturoi mbi 1.100 kilometra në lindje para se të binte në det, tha ushtria e Seulit.

Disa orë pas këtij testimi, Blinken gjatë një konference për media tha se ky veprim i Phenianit vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, përfshirë ndarjen në kohë reale të të dhënat për raketat, por edhe mbajtjen e stërvitjeve trepalëshe ushtarake.

“Testimi i sotëm është përkujtesë për të gjithë ne se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë”, theksoi kryediplomati amerikan.

Blinken paralajmëroi kundër thellimit të raporteve mes Phenianit dhe Moskës. Ai tha se Uashingtoni beson që Rusia po synon që të ndajë hapësirën dhe teknologjinë e satelitëve me Korenë e Veriut në këmbim të ndihmës për luftën në Ukrainë, ku më shumë se 1.000 ushtarë të Koresë së Veriut thuhet se janë vrarë apo plagosur.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili përfundon mandatin këtë muaj, ka thelluar bashkëpunimin me Korenë e Jugut dhe Japoninë, pavarësisht mospajtimeve mes fqinjëve aziatik.

Si trazirat politike në Korenë e Jugut, ashtu edhe rikthimi në Shtëpinë e Bardhë i Donald Trumpit, kanë rritur pikëpyetjet nëse ky bashkëpunim do të vazhdojë.

Ligjvënësit në Korenë e Jugut kanë votuar muajin e kaluar për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol dhe e kanë pezulluar atë nga detyra, pasi më 3 dhjetor ai shpalli gjendje të luftës. Tani, Gjykata Kushtetuese është ajo që vendos nëse ai do të shkarkohet.

Nëse Yoon largohet nga posti i presidentit, zgjedhjet presidenciale do të mbahen dhe liberalët – që vlerësohet se mund të fitojnë – kanë qenë kritikë të përpjekjeve të Yoonit për partneritetin me Tokion.

Blinken tha po ashtu se përderisa Uashingtoni ka “shqetësime të thella” për veprimet e Yoonit, është i bindur se institucionet jugkoreane do t’ia dalin.

Ndryshe, lëshimi i raketës nga Pheniani ishte i pari që nga 5 nëntori i vitit të kaluar, kur lëshoi të paktën shtatë raketa balistike me rreze të mesme veprimi.

Edhe është e paqartë se çfarë lloji të raketës ka testuar Koreja e Veriut, por ky shtet vitin e kaluar testoi një raketë që funksiononte me karburante të ngurta dhe Pheniani tha se ishte raketë hipersonike, e dizajnuar që të shmangë mbrojtjen kundërajrore.

Raketat me karburante të ngurta janë më të lehta dhe më të sigurta për të operuar, nuk kanë nevojë për shumë mbështetje logjistike dhe më vështirë detektohen nga sistemet e mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026