Shpërthen tubacionit i ujit në zonën pranë urës së Dajlanit

6 Janar 2025 | 12:38

Një incident ka ndodhur sot pranë Urës së Dajlanit në Durrës, ku një çarje në tubacionin kryesor të ujit të pijshëm ka shkaktuar shpërthimin e ujërave në sipërfaqe. Sasia e madhe e ujit të derdhur ka përmbytur zonën përreth, duke krijuar vështirësi për kalimtarët dhe automjetet.

Nga ana tjetër, përfaqësues të ujësjellësit kanë deklaruar se ekipet e emergjencës janë duke punuar për riparimin e defektit. Sipas tyre, çarja e tubacionit është shkaktuar nga amortizimi i rrjetit të vjetër të ujësjellësit, që kërkon investime të reja për të shmangur probleme të ngjashme në të ardhmen.

Ky incident rikthen në vëmendje nevojën për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit në qytet, për të shmangur problematika të ngjashme që prekin cilësinë e jetës së qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026