Vlorë, pushuesja sfidon të ftohtin: Pa det nuk ka jetë

29 Dhjetor 2024 | 17:32

Në Vlorë mund të bësh plazh dhe në muajin dhjetor, ku temperaturat janë mjaft të ulëta në jug të vendit edhe pse jo aq sa në zona të tjera malore.

Lefteri Gërdhuqi është një prej atyre pushuesve fanatikë për bukuritë e këtij qyteti, ku ka zgjedhur që të kalojë pushimet në bregdet edhe në prag të ndërrimit të viteve.

Jetën e saj e ka kaluar në shtete si Greqia, Anglia dhe Amerika, por kurrë nuk e ka harruar Shqipërinë.

“Vlora është shumë e bukur; për ju është e ftohtë, por për mua është shumë normale. Unë merrem me atletikë, vrapoj në maratonë prej shumë vitesh dhe bëj not; është pasioni im”, thotë Lefteri Gërdhuqi.

Për Gërdhuqin, temperaturat e ulëta nuk janë aspak problem, ndërsa detin e sheh si terapi qetësuese.

“Po, po, pa det s’ka jetë. Deri në 1.5 km kam arritur të bëj si rekord, sepse bëj shumë atletikë. Po më ndihmon shumë, ditë për ditë, dhe në ditët që bie borë unë futem të bëj not. Tani do rri 3 muaj dhe do bëj plazh; nuk e di këtu sa shkon, por jam futur edhe me temperatura me minus. Kam në shtëpi vaskë, vendos akull dhe futem”, thotë Lefteri Gërdhuqi.

Lefteri Gërdhuqi është me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës por prej vitesh pas martesës ka jetuar në Himarë. Për shkak të emigracionit të fëmijëve jeta e saj është ndarë mes tre shtetesh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026