Laporta kthehet në njeriun më të urryer nga tifozët, i kërkohet dorëheqja

6 Janar 2025 | 13:35

Kur duket se gjërat shkojnë mirë, te Barcelona nuk ka asnjëherë diçka të sigurt, e së fundmi bëhet fjalë për presidentin Joan Laporta, i cili është vënë nën shënjestrën e tifozëve e jo vetëm. Numrit 1 të sporteve nën logon e Barcelonës ku kjo skuadër përfaqësohet, i kërkohet të japë dorëheqjen, ndërsa arsyet janë të shumta, ku 62-vjeçari fajësohet edhe për formën që ekipi po kalon aktualisht. I fundit është rasti Olmo apo edhe Pau Victor, të cilët nuk janë regjistruar e me gjasa nuk do të jenë më pjesë e blaugranëve, pavarësisht pagesës që Barcelona bëri në rastin e ish-lojtarit të Leipzig.

Kjo është vetëm një pjesë e asaj çka Laporta akuzohet, por gjithashtu ndaj tij është drejtuar gishti dhe për bashkëpunimin e pranimin e fondeve arabe, për të cilat më herët kishte deklaruar se nuk do ta bënte kurrë diçka të tillë.

Në rrjetet sociale bujë ka bërë Thomas Hurtel, basketbollisti francez i cili më herët ka luajtur për Barcelonën, por në mënyrë të fshehtë arriti akordin e u largua drejt rivalëve të Real Madrid. Laporta, larg syrit mediatik synon ta rikthejë atë në skuadër, vendim që ka irrituar drejtuesit e shumësporteve në klub, që kanë firmosur dorëheqjen e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026