Sherri për pronën në Durrës, përplasje mes autoriteteve dhe familjes Kapllani

6 Janar 2025 | 16:30

Një pronë e cila është në proces gjyqësor prej kohësh mes dy familjeve Kapllani dhe Shaba në Romanat të Durrësit është bërë shkak që këto dy familje të konfliktohen verbalisht me njëra tjetrën. Secila palë ka pretendimet e veta, ku familja Kapllani tregon se është tokë që e kanë përfituar që në vitet 90’, ndërsa familja Shaba i ka bërë legalizimin në vitin 2013.

Por këtë të hënë, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në varësi të Bashkisë Durrës, i mbështetur nga forcat e policisë, ndërhyri për hapjen e një rruge në këtë pronë private. Sipas IMT-së familja Kapllani ka bllokuar rrugën që lidhen 13 familje me zonën.

Por të dy familjet shpjegojnë pretendimet për të vërtetën e kësaj prone.

 “Duan me na marr tokën me zor dhe po e marrin, kanë sjellë fadromën, jam në tokën time, e kam me letra e kam marr me komision. Toka është në proces gjyqësor se ka bërë mbivendosje këtu. Nuk kemi pas dijeni, djalin dhe burrin i morën që të vazhdojnë punën rehat. I tërhoqën zvarre. Xheladin Shaba po ndërhyn , ka bërë mbivendosje me Flamur Gjuzin dhe Ergys Cyrbjan. Po ndërhyn në tokë bujqësore private. Do ta zgjidhim me gjyq, i kemi çuar ne SPAK. Kemi punuar prej vitesh për këtë toke, e kemi që në 90, toka babës me kohe që kur janë ndare tokat”,-tha Mirvete Kapllani.

Këtë hipotezë e kundërshton kreu i familjes Shaba, i cili tregon se posedon dokumentet për pronën.

 “Shteti po zbaton ligjin. I kam me legalizim të gjitha, ato e kanë zaptuar tokën time, kam shkuar 200 here ne polici për këtë çështje, unë disponoj letrat nuk me intereson. Kjo nuk ka asnjë lloj dokumenti, në rast se ajo disponoj dokumente ta marri tokën që nesër. Ne 2013 i kam bere letrat, kam 30 vite qe i kërkoj letrat e tokës”,-tha Xheladin Shaba, pretendues i pronës në Romanat.

Por situata nuk mbaron këtu. Përplasjet mes pronarëve të tokës dhe autoriteteve përfunduan me shoqërimin e çiftit të bashkëshortëve dhe të birit të familjes Kapllani në komisariatin  e Durrësit.

Ajo që bie ndesh me pretendimet e palëve është ndërhyrja e IKMT-së për hapjen e rrugës, edhe pse kjo e fundit përmes një komunikimi theksoi se toka ku është bërë ndërhyrja është pronë shtetërore.

Ndërkohë, familja Kapllani kërkon që situata të zbardhet nga institucionet përgjegjëse dhe që të respektohet procesi gjyqësor mbi pronësinë e tokës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026