E mbylli me Laçin, Enriko Papa firmos në Rumani
Pak ditë më parë u largua nga skuadra e Laçit, ku qëndroi për gjysmë sezoni dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm, ndërsa tanimë Enriko Papa do të vijojë karrierën në kampionatin rumun.
I kontaktuar nga gazetari i Euronews Albania Enriko Gabaj, Papa konfirmoi se ka nënshkruar me Botosanin një kontratë për 1.5 vite, ndërsa në drejtim të tij ishin disa oferta.
Si një njohje e vjetër e kampionatit rumun, ekipet vendëse ishin të interesuara për shërbimet e 31-vjeçarit, që duket se është bindur nga drejtuesit.

Ky është një rikthim pasi edhe përgjatë viteve 2018-2022 Enriko Papa ishte pjesë e Botosanit për tu transferuar më pas në Turqi te Çaykur Rizespor. Kujtojmë që në po të njëjtin kampionat ka mbajtur veshur dhe fanellën e Sepsit me të cilën fitoi kupën.
Eksperienca ishte një pikë e fortë e vlerësuar nga Botosani si një nevojshmëri në këtë pikë, pasi skuadra renditet në vendin e 15-të në kampionat.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella