EMRI| Ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

7 Janar 2025 | 11:41

Policia e Durrësit ka përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “The Key”, duke arrestuar Alfred Hoxhën, 36 vjeç banues në Durrës, i shpallur në kërkim që prej shtatorit 2024 për një vjedhje të kryer në një banesë në lagjen nr. 18.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit me iniciale E. K., 33 vjeçe, dhe F. H., 42 vjeç, të dy të arrestuar më parë, ka organizuar dhe realizuar vjedhjen e një shume parash dhe bizhuterish duke përdorur kopje të çelësit të banesës.

33 vjeçarja e cila punonte si sanitare në këtë banesë, dyshohet se ka siguruar çelësin dhe ia ka dhënë dy vëllezërve F. H. dhe A. H., të cilët kanë kryer vjedhjen.

Në shtator, gjatë kontrollit në banesën e 42 vjeçarit, vëllai i Alfred Hoxhës, policia gjeti dhe sekuestroi një varëse dhe një unazë floriri, një shumë parash dhe një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit  të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026