Tirana Prishtina, Shkupi në postera, festivali mbledh artistë nga 25 vende

7 Janar 2025 | 17:00

Edicioni i 4-t i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2024” vjen në Tiranë me ekspozitën e tij.

Punimet të dizanjerëve nga 25 shtete të botës u ekspozuan mbrëmjen e të hënës në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë.

Ekspozita e kuruar nga profesor Keith Kitz, nga Massachusetts trajton temën “Harmonia”, ku posterat janë punuar nga 25 krijues.

Gjithashtu ky edicion pati si temë të dytë “Eksploro qytetet: Tirana, Prishtina, Shkupi”, ku në fokusështë jeta dhe ngjarjet e përditshme në këto 3 vende.

Gjatë prezantimit të veprave u ndanë edhe tre çmimet kryesore të festivalit, si dhe 2 çmime speciale. Halil Xhafa ishte fituesi i çmimit të parë, ndërsa Ivan Kashlakov është fitues i çmimit të tretë. 

Ky festival ku u prezantuan 100 postera është i vetmi në rajon që i kushtohet posterit dhe i mirëpret këto krijime nga e gjitha bota e që më pas vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.

Deri tani Festivali Ndërkombëtar i Posterit në Prishtinë ka trajtuar edhe tema si “All against Corruption”, “Freedom”, “Emigrimi”.

Ekspozita në galerinë FAB do të qëndrojë e çelur deri më 12 janar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026