Karamuço: Kolegë të prokurorëve të SPAK në dosjen “Toyota Yaris”
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se në dosje e “Toyota Yaris” ka edhe emra prokurorësh.
Karamuço u shpreh se nuk duhet fajësuar ekskluzivisht SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete lidhur me këtë dosje pasi të përfshirë mund të jenë edhe punonjës të administratës apo avokatë që kanë dijen dhe kontakt me dosjen.
“Është një dosje që ka një fluks të madh informacioni që përfshin jo vetëm eksponentë të krimit të organizuar, por edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë. Këto i kemi fragmentare se me atë që bëri gjykata në fund të korrikut tha që janë sekret dhe nuk publikohen. Shumica e personazheve, politike, të policisë apo drejtësisë ka vështirësi të madhe për t’i vërtetuar dhe faktuar, mund edhe të mos vërtetohen. Nga ana tjetër këto dokumente nuk mund të themi që kanë rrjedhur nga SPAK, pasi mund të ketë dalë edhe nga avokatët. Ne nuk kemi folur me emra, kemi thënë këta janë grupimet që po hetohen. Vështirësia është se janë kolegë të SPAK që do të hetohen. Kjo dosje është në partneritet nga belgët dhe nuk mund të mbyllen sytë përballë saj”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dosja e Toyota Auris, SPAK përfundon hetimet, dërgon për gjykim 4 të pandehurit
- Ish-kryeprokurorit të Vlorës i komunikohet akuza, ndërhyri për “Toyota Yaris”
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 14:51 12 efektivë të dëmtuar gjatë protestës para Parlamentit, policia zbardh EMRAT
- 14:42 Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur