Trump: Anëtarët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së

8 Janar 2025 | 09:37

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që anëtarët e NATO-s të rrisin nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Ata të gjithë mund ta përballojnë, duhet të jetë pesë për qind dhe jo dy për qind,” tha Trump gjatë një deklarate për mediat nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago.

Trump ka qenë prej kohësh kritik ndaj NATO-s, aleancës transatlantike që ka shërbyer si themeli i sigurisë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai ka përsëritur disa herë kërcënimin për largimin e SHBA-së nga aleanca nëse anëtarët e saj nuk arrijnë të përmbushin angazhimet financiare.

Gjatë fushatës zgjedhore, republikani i kërcënoi vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk paguajnë kontributin, se nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.

Në vitin 2023, NATO caktoi nivelin minimal të shpenzimeve për mbrojtjen në 2% të PBB-së. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka intensifikuar përpjekjet për forcimin e krahut lindor të aleancës dhe për rritjen e investimeve në mbrojtje.

Trump nuk është i vetmi që ka bërë thirrje për një rritje të shpenzimeve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar deklaroi se “do të na duhen më shumë se dy për qind”.

Trump sugjeroi se qëndrimi i Presidentit Joe Biden për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ka kontribuar në përshkallëzimin e konfliktit me Rusinë. “Diku përgjatë vijës, Biden tha, jo, ata duhet të jenë në gjendje të bashkohen me NATO-n. Epo, Rusia ka dikë në pragun e tyre dhe unë mund ta kuptoj ndjenjën e tyre për këtë,” tha Trump.

Në fakt, vendimi për t’i hapur dyert Ukrainës për anëtarësim në NATO u mor që në vitin 2008, gjatë administratës së presidentit George W. Bush. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kohët e fundit kanë kundërshtuar një anëtarësim të shpejtë për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Trump është zotuar të ndërmjetësojë një marrëveshje të shpejtë paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin. Ai deklaroi se konflikti “nuk duhet të kishte filluar kurrë” dhe shtoi: “Ju garantoj, nëse do të isha president, lufta nuk do të kishte ndodhur kurrë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026