Zëdhënësja e KQZ: Në 100 qendra votimi probleme me identifikimin biometrik, procesi po vijon manualisht 

25 Prill 2021 | 09:41

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë deklaratën e parë për procesin zgjedhor të 25 prillit. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj është shprehur se disa komisionerë nuk kanë marrë pjesë në trajnime.

Ajo theksoi se KQZ po përpiqet të zgjidhë problematikat sa më shpejt, duke iu referuar këtu edhe problemeve teknike me identifikimin biometrik. Zonja Hoxhaj tha se janë rreth 100 qendra votimi, të cilat nuk ka qenë të pajisur me operatorë për shkak se ndodhen në zonat e thella dhe procesi i votimit ka vijuar manualisht.

“Ka pasur disa qendra votimi që nuk kanë qenë të pajisura me operator. Këto janë qendra votimi në zona të thella ku infrastruktura ka qenë e vështirë. S’ka pasur operatorë për pajisjen elektronike. Por megjithatë, s’ka pasur probleme. Janë rreth 100 qendra votimit pa operatorë dhe ka filluar votimi si gjithmonë”, tha zëdhënësja e KQZ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021