I vuri flakën qelisë në shenjë proteste, i burgosuri në Slloveni përfundon në spital

8 Janar 2025 | 21:22

Një i dënuar që vuan dënimin në burgun slloven Dob i ka vënë zjarrin qelisë në shenjë proteste, por nga ky akt pësoi lëndime të rënda dhe është ende në spital në gjendje kritike për jetën.

Gazeta Veçer njoftoi sot se bëhet fjalë për një shtetas të huaj 23-vjeçar, i cili po vuan dënimin me burg për kontrabandë me njerëz.

Administrata Sllovene për Ekzekutimin e Sanksioneve të Burgut njoftoi sot se burri ishte vendosur në një repart burgu të nivelit më të lartë të sigurisë, ku po vuajnë dënimin të dënuarit me rrezikshmëri të lartë që janë shumë shkatërrues për të burgosurit e tjerë dhe duan të arratisen nga burgu.

Ngjarja ka ndodhur për shkak se i burgosuri është dashur të transferohet në një qeli të posaçme për shkak të sjelljes së keqe.

Para se të zhvendosej, ai ndezi një zjarr dhe dëmtoi derën e qelisë për të mos lejuar që ajo të hapej , dhe të burgosurit e tjerë u evakuuan për shkak të tymit.

Pasi gardianët arritën të hapnin derën e qelisë, në të njëjtën kohë filluan të shuanin zjarrin dhe të ringjallnin të burgosurin që nuk jepte shenja jete. Administrata e burgut tha se askush tjetër nuk u lëndua.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë

Politikanët në Barcelonë kanë rënë dakord për të rritur ndjeshëm taksën turistike për pasagjerët e anijeve turistike, në një përpjekje për të frenuar turizmin e...
15:26 | 26/06/2026

Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten

Me gjithë sanksionet e rënda ekonomike për vite e vite me radhë, iranianët ia kanë dalë ta sigurojnë kafshatën e gojës. Deri tani. Rritja e...
14:51 | 26/06/2026

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah...
14:45 | 26/06/2026