Çeka shpjegon: Pse vota e diasporës është kyçe për politikën shqiptare!
Blendi Çeka nga Data Centrum tregoi në emisionin Barometri në Euronews Albania rëndësinë e votës së diasporës në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Ai u shpreh se janë rreth 1.8 mln votues shqiptarë jashtë vendit, por numri i atyre që pritet të regjistrohen, nga praktika e vendeve të tjera që e kanë implemetuar për herë të parë pritet të jetë i vogël.
“45-46 % e votuesve shqiptarë janë jashtë vendit, kemi një nga diasporat më të mëdha në botë. Asnjë nga ne nuk e di çfarë do ndodhë në 11 maj, nga 1,8 mln votues, sa do regjistrohen.
Eksperienca e vendeve të ndryshme kur hedhin një praktikë të re pjesëmarrja është shumë e ulët, edhe në vende të tjera, pas disa vitesh rritet edhe numri. Numri është politik si e dhënë, sa më i madh numri aq më i madh impakti në zgjedhje. Elementi i dytë është, ku do regjistrohen, që është sipas qarqeve; a do jetë regjistrimin nëpër qarqe, pra më shumë në Tiranë pastaj në Fier, apo do kemi një sjellje të ndryshme. Kjo tregon dy qasje; qasja e parë është spontane dhe e dyta është puna e partive”, tha Çeka.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta