Zjarri i ri përfshin Hollywood Hills, kërcënohen monumentet gjatë kaosit në LA

9 Janar 2025 | 07:33

Në Los Anxhelos situata duke se është rënduar për shkak se tani ka të paktën gjashtë zjarre të ndezura. Zjarret janë përhapur gjithashtu dhe në qarkun fqinj të Los Anxhelos, Ventura.

Zjarri i fundit, i quajtur Sunset Fire, shpërtheu në Hollyëood Hills dhe ka shkaktuar evakuime të detyrueshme, duke përfshirë shtëpitë e aktorëve të Hollivudit.

5 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 100,000 njerëz janë detyruar të evakuohen nga zjarri i Eaton. 37,000 të tjerë janë evakuuar për shkak të zjarrit të parë i quajtur Palisades.

Zyrtarët thonë se Palisades, zjarri i parë që shpërtheu të martën, është bërë më shkatërruesi në historinë Los Anxhelos dhe është ende në rritje

Zjarrfikësit në Los Anxhelos po përjetojnë mungesë uji dhe po përdorin marrjen e ujit nga pishinat dhe pellgjet

Kryetarja e LA Karen Bass mbrojti mungesën e saj kur shpërthyen zjarret – ajo ishte në Afrikë si pjesë e një delegacioni. Bass është përballur gjithashtu me kritika mes raporteve se ajo shkurtoi më shumë se 17 milion dollarë nga buxheti i departamentit të zjarrfikësve verën e kaluar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026