Tanke, dronë dhe ushtarë luftojnë për fshatin rus në ofensivën e Kurskut
Një dron i afrohet një kolone tankesh që po çajnë përpara përgjatë fushës së mbuluar me borë, tregojnë pamjet e publikuara nga Garda Kombëtare e Rusisë.
Ky sulm ndodhi në jugperëndim të fshatit Berdin, në rajonin e Kurskut në Rusi, ku Ukraina e nisi një ofensivë të re më 5 janar.
Forcat ukrainase e nisën një ofensivë befasuese në Kursk në gusht, duke marrë kontrollin e disa territoreve. Që atëherë, ato kanë zmbrapsur përpjekjet e Rusisë për t’i dëbuar plotësisht.
Në anën tjetër, burimet zyrtare ruse kanë pretenduar se e kanë ndaluar ofensivën e re ukrainase.
Më 6 janar, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se kishte shkatërruar tanket ukrainase rreth fshatit Berdin dhe se kishte parandaluar përparimin e tyre.
Gjatë kësaj kohe, blogjet pro luftës ruse gjithashtu raportuan nga zona.
Ndërkaq, eksperti izraelit ushtarak, David Gendelman, tha se ende nuk është e qartë se cili do të jetë synimi kryesor i sulmit. Por, ai shtoi se synimi mund të jetë sigurimi i një pozicioni të Ukrainës në Rusi.
“Nëse ka pasur direktivë politike për ta mbajtur atë pozicion, një sulm shtesë ka kuptim”, shtoi ai. “Veprimet luftarake janë gjithmonë një mënyrë për të realizuar një vendim politik”.
Derisa vendndodhja e betejës mund të përcaktohet, është më e vështirë të parashikohet se si do të zhvillohet ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit