“Më është thyer zemra”, Paris Hilton poston pamje të vilës së shkatërruar nga zjarri
Paris Hilton shpërndau një mesazh shumë emocional në rrjetet sociale, duke ndarë dhimbjen e saj për humbjen e shtëpisë në Malibu, që është djegur gjatë një prej zjarreve më të rënda që kanë përfshirë këtë zonë.
Ajo e përshkruan të tmerrshëm momentin ndërsa ishte në shtëpi me familjen dhe shikonte drejtpërdrejt në televizion shkatërrimin e vilës së saj.
“Zemra ime është thyer. Të ulem me familjen time, duke parë lajmet dhe duke parë shtëpinë tonë në Malibu të djegur deri në tokë në TV drejtpërdrejt është diçka që askush nuk duhet ta përjetojë kurrë”
Pesë të vdekur dhe mbi 150 mijë të evakuuar janë raportuar nga zjarret vdekjeprurëse që po kanë shpërthyer në zonën e Los Anxhelosit dhe kanë prekur edhe banesat e yjeve të showbiz-it amerikan. Billy Crystal dhe Paris Hilton janë ndër personazhet e famshëm që humbën shtëpitë e tyre nga zjarret.
Praying for our beautiful city🥺So heartbroken to see it burning down like this💔 pic.twitter.com/DqS18IveIi
— Paris Hilton (@ParisHilton) January 9, 2025
LEXON GJITHASHTU:
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh