Altin Basha shkarkohet nga drejtimi i Teatrit Kombëtar

9 Janar 2025 | 14:52

Altin Basha është shkarkuar këtë të enjte, nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas publikimit të disa pretendimeve në një emision investigativ për abuzime me fondet e institucionit nën drejtimin e Bashës.

Pas këtij skandali, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndërmori një hetim për të verifikuar pretendimet e ngritura. Në një njoftim zyrtar të datës 23 dhjetor 2024, ministria njoftoi ngritjen e një grupi pune për të inspektuar menaxhimin financiar të Teatrit Kombëtar dhe për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjin: “Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar. Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, më datë 23.12.2024, Ministria ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar. Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të merren masat ligjore të nevojshme,” thuhet në njoftim.

Altin Basha, i cili u emërua drejtor i Teatrit Kombëtar në dhjetor të vitit 2022, pasoi Hervin Çulin në këtë detyrë. Gjatë karrierës së tij, Basha ka qenë një figurë e njohur e artit skenik, duke drejtuar për 17 vite një spektakël humori dhe duke shërbyer më herët si drejtues i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026