Hapet teatri i kukullave, i pranishëm Rama e Gonzato: Të hapim sa më shumë hapësira
Nën siglën “Shtëpia jonë e re” çeli dyert sot për të gjithë vogëlushët dhe jo vetëm, Teatri Kombëtar i Kukullave, në zemër të sheshit “Skënderbej”.
Pas shume vitesh mungesë, për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti, por edhe të amortizimit të mëparshëm, teatri vjen me infrastrukturë tërësisht tëre, me një skenë dhe auditor multifunksional, me teknologji moderne dhe imazh të kuruar në detaje.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të Teatrit të ri të Kukullave në kryeqytet, ku theksoi se “do të vazhdojmë të bëjmë të gjitha përpjekjet që të krijojmë sa më shumë hapësira, mundësi dhe të hapim sa më shumë dyer për aktivitete sa më të larmishme për fëmijët e kryeqytetit dhe fëmijët në të gjithë Shqipërinë”.
“Ky teatër nuk kishte ngrohje dhe ftohje qendrore më parë, sot e ka e kështu me radhë, por përtej këtyre, unë besoj që ky teatër ka një rëndësi të posaçme dhe për faktin që në përgjithësi, qytetet sot, në përgjithësi vendet sot dhe në përgjithësi zhvillimi sot i infrastrukturës dhe i qyteteve vihet në funksion të të gjithëve, por gjithmonë pjesa më problematike është pjesa e fëmijëve”,-tha Edi Rama.
I pranishëm në inaugurimin e Teatrit të Kukullave, ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato tha se, projekti i Bashkimit Evropian për kulturën është nga më të rëndësishmit për BE, pasi jo vetëm restaurohen godina, por këto restaurime sjellin të mira për qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Këtu bëhet fjalë më shumë se vetëm për Teatrin e Kukullave, por për një ndërtesë me histori dhe ne restaurojmë monumente”,-tha Silvio Gonzato, ambasador i BE në Tiranë.
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Kukullave u ndërtua në 1924. Godina historike e Teatrit të Kukullave tashmë është me strukturë të konsoliduar, sipas standardeve të institucioneve të tilla në botë ku fëmijët mund të ndjekin shfaqje të ndryshme kukullash.
LEXONI GJITHASHTU:
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve