Meloni: Jam dakord me Musk, Soros ndërhyn në politikën e vendeve të tjera

9 Janar 2025 | 18:09

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se është dakord me deklaratën e miliarderit Elon Musk se financuesi dhe filantropisti amerikan George Soros ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera.

“Problemi është kur këta njerëz përdorin burime për të financuar partitë dhe shoqatat në mbarë botën për të ndikuar në politikë, gjë që nuk mendoj se e bën Musk, ndryshe nga Soros”, tha Meloni në një konferencë për shtyp.

Ajo tha se pajtohet me vlerësimin e Musk se Soros ndërhyn në politikën e brendshme të vendeve të tjera dhe se pronari i Tesla nuk përbën kërcënim për demokracinë për shkak të deklaratave të tij. Meloni ka theksuar se ajo nuk i ka marrë paratë Musk-ut, por se “të tjerët” ia kanë marrë Sorosit, transmeton Ansa.

Duke komentuar mbështetjen e Musk për Alternativën për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe kritikat ndaj kancelarit gjerman në largim Olaf Scholz, Meloni kujtoi ndërhyrjen e supozuar gjermane në politikën italiane.

“Do të doja të kujtoja ndërhyrjen e palës gjermane në zgjedhjet e përgjithshme italiane”, tha ajo, duke iu referuar shqetësimit të Berlinit për pikëpamjet e saj të krahut të djathtë.

Ajo gjithashtu vuri në dyshim mosbesimin ndaj Musk, duke thënë se ishte për shkak se ai kishte besime të krahut të djathtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit

Britania, Franca dhe Gjermania ngritën alarmin të mërkurën lidhur me aktivitetet e fundit kineze në brigjet lindore të Tajvanit, ku Kina ka vendosur patrulla të...
10:49 | 24/06/2026

Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike

Autoritetet në Francën veriore po përpiqen të rikthejnë energjinë elektrike në mijëra shtëpi të goditura nga ndërprerjet e energjisë elektrike mes një vale të nxehti...
10:37 | 24/06/2026

Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të mungojë në një konferencë të nivelit të lartë mbi rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti i Ukrainës pritej të...
09:07 | 24/06/2026