Meloni refuzon largimin e simboleve fashiste nga logoja e partisë

3 Janar 2025 | 13:19

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përjashtoi mundësinë e largimit të simbolit të flakës tringjyrëshe nga logoja e partisë së saj, pavarësisht thirrjeve nga subjekti i saj që të heqë dorë nga simbolet fashiste.

“Largimi i flakës…. kurrë nuk ka qenë temë”, tha Meloni gjatë një interviste për gazetën italiane, Corriere della Sera më 3 janar.

Deklaratat e saj vijnë pasi Luca Ciriani, anëtari i partisë së Melonit, Vëllezërit e Italisë (Fdl), dhe ministër për raportet me Parlamentin, tha se “do të vijë momenti që të shuhet flaka”.

“Është një gjë simbolike dhe sikurse edhe shumë gjëra të tjera simbolike do t’i vijë dita, edhe nëse nuk heqim dorë nga to krejtësisht”, kishte deklaruar ai në nëntorin e vitit të kaluar.

Meloni, kryeministrja e ekstremit të djathtë, ka tentuar që ta distancojë veten nga trashëgimia e partisë së saj nacionaliste, që u themelua më 2012 dhe që ka rrënjët te Lëvizja neofashiste Socialiste italiane.

Si aktiviste e re, më 1996 ajo kishte deklaruar se besonte se udhëheqësi fashist, Benito Mussolini, kishte qenë “politikan i mirë”. Tani ajo pretendon se këto nostalgji për fashizmin “nuk kanë vend” në jetën politike italiane.

Kundërshtarët e saj, përfshirë disa anëtarë të partisë së saj, vazhdimisht i bëjnë thirrje që të largojë simbolin e flakës nga logoja – simbol që është me tri ngjyrat e flamurit italian – simbol që u inspirua nga partia e Jean-Marie Le Pen në Francë, i cili themeloi Tubimin Kombëtar më 1972.

Sipas disa analistëve, baza e logos paraqet varrin e Mussolinit në Predapio, që ende tërheq dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit.

Flaka u inkorporua në logo e partisë më 2014.

Disa zyrtarë të lartë të Vëllezërve të Italisë nuk e fshehin admirimin e tyre për regjimin fashist, i cili kishte aplikuar “ligje raciste” kundër hebrenjve më 1938.

Kryetari aktual i Senatit, njëherësh bashkëthemelues i partisë së Melonit, Ignazio La Russa, është ish-aktivist i Lëvizjes Socialiste italiane.

Muajin e kaluar, gazeta ultrakonservatore Libero Quotidiano, që udhëhiqet nga ish-zëdhënësi i Qeverisë së Melonit, publikoi në ballinë fotografinë e Mussolinit me titullin: “Njeriu i vitit”.

Në një editorial, kjo gazetë akuzoi të majtën për shfrytëzimin e historisë për përfitime politike.

Meloni u zgjodh kryeministre në tetor të vitit 2022. Partia e saj vazhdon të jetë partia me mbështetjen më të madhe në vend, edhe pse mbështetja ka rënë për 16 pikë, dhe tani gëzon mbështetje prej 42 për qind, sipas një sondazhi të publikuar ditë më parë.

“Nuk kam asgjë nga e cila mund të turpërohem”, tha Meloni për Corriere della Sera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë

Një anëtar indian i ekuipazhit u vra dhe tetë të tjerë u plagosën kur dy tankerë nafte të Emirateve të Bashkuara Arabe u goditën nga...
20:59 | 14/07/2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

Të paktën 50 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, dyshohet se janë humbur në det, ndërsa 10 mbijetuan, pasi varka e tyre prej druri u përmbys...
20:43 | 14/07/2026

Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
20:26 | 14/07/2026