Netanyahu nuk do të shkojë në inaugurimin e Trump

9 Janar 2025 | 19:51

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të shkojë në Uashington për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, më 20 janar.

Kështu i tha gazetës “The Times of Israel” një ndihmës i kryeministrit izraelit.

Zyrtarët izraelitë kishin thënë javëve të fundit se Netanyahu pritej të merrte pjesë në inaugurimin e Trumpit.

Gazeta izraelite nuk dha hollësi për këtë vendim, përfshirë arsyet e mundshme.

Trumpi publikoi një video në “Truth Social” ku flet ekonomisti Jeffrey Sachs, i cili e akuzon Netanyahun për manipulimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe për orkestrimin e “luftërave të pafundme” në Lindjen e Mesme

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026