Flet i dërguari special për Ukrainën: Trump nuk po përpiqet t’i japë diçka Putinit

9 Janar 2025 | 13:08

Keith Kellogg, i dërguari i Donald Trump për çështjet e Ukrainës dhe Rusisë, ka theksuar se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, nuk po përpiqet të bëjë koncesione për Vladimir Putinin, por është angazhuar të shpëtojë Ukrainën dhe të ruajë sovranitetin e saj.

Deklaratat e Kellogg erdhën gjatë një interviste për Fox News më 8 janar, ku ai reagoi ndaj komenteve të Trump që sugjeronin se dëshira e Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO mund të ketë kontribuar në pushtimin rus.

Kellogg theksoi se qëllimi i Trump është të sigurojë një zgjidhje të barabartë për Ukrainën, duke përmendur se presidenti i zgjedhur ka shprehur disa herë angazhimin e tij për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e sovranitetit të vendit, pa bërë kompromise me Kremlinin.

“Ai nuk po përpiqet t’i japë diçka Putinit. Ai është duke u munduar të shpëtojë Ukrainën dhe të ruajë integritetin e saj,” tha Kellogg.

Sipas Kellogg, një mundësi për arritjen e paqes mund të ishte shmangia e pranimit të Ukrainës në NATO për një periudhë të caktuar, në këmbim të një ndalimi të invazionit nga Rusia. Po ashtu, ai është shprehur se Shtetet e Bashkuara duhet të kishin ofruar mbështetje ushtarake Ukrainës me kusht që Kievi të pranonte të negocionte me Moskën për një marrëveshje paqeje.

Kellogg gjithashtu ka shprehur besimin se lufta mund të përfundojë brenda 100 ditëve pas inaugurimit të Trump.

Intervista e Kellogg erdhi pas lajmit se ai ka shtyrë udhëtimin e tij në Kiev deri pas inaugurimit të Trump. I pensionuari nga Ushtria e SHBA-së dhe ish-këshilltar i Sigurisë Kombëtare nuk ka bërë të ditur një datë të re për vizitën në Kiev dhe arsyen pse e anuloi takimin e fillim janarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026