Trump nuk e përjashtoi përdorimin e forcës për të marrë Grenlandën, reagon Rusia

9 Janar 2025 | 16:10

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia po monitoron me vëmendje situatën pas deklaratave të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili refuzoi të përjashtonte mundësinë e përdorimit të forcës për të marrë Grenlandën nga Danimarka.

Peskov theksoi se Arktiku është një “sferë e interesave kombëtare dhe strategjike” për Rusinë dhe se vendi është i angazhuar për paqen dhe stabilitetin në këtë rajon. Komentet e Trump, që sugjeronin mundësinë e marrjes së Grenlandës, një territor autonom të Danimarkës, kanë ngjallur shqetësime ndërkombëtare, duke përfshirë udhëheqësit evropianë, të cilët theksuan se nuk duhej të prekej integriteti territorial i Grenlandës.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se duhet të respektohet sovraniteti i Grenlandës, ndërkohë që kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi se “kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”. Trump deklaroi se SHBA-ja kishte nevojë për të kontrolluar si Grenlandën, ashtu edhe Kanalin e Panamasë për “sigurinë ekonomike” të vendit, duke refuzuar të përjashtonte përdorimin e forcës ekonomike ose ushtarake.

Sekretari amerikan i Shtetit në largim, Antony Blinken, u mundua të zbutë shqetësimin ndërkombëtar duke thënë se ideja e Trump ishte “padyshim një ide që nuk do të ndodhë”. Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, kritikoi komentet e Trump, duke i cilësuar si destabilizuese.

Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, ka theksuar se territori nuk është në shitje dhe ka kërkuar pavarësinë, ndërkohë që Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka shprehur mbështetje për aleancën e ngushtë mes SHBA-së dhe Danimarkës në këtë çështje.

Disa zyrtarë të Trump kanë mbështetur qëndrimin e tij për Grenlandën. Keith Kellogg, i dërguari i Trump për Ukrainën dhe Rusinë, e quajti strategjinë e presidentit të zgjedhur si një mënyrë për të pozicionuar SHBA-në si lider global. Kongresmeni republikan, Mike Ëalz, gjithashtu e lidhi çështjen e Grenlandës me dominimin e Arktikut dhe burimet e tij natyrore, duke theksuar rëndësinë e kontrollit të kësaj zone.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026