Fotografi dhe piktori i mirënjohur Leon Çika ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare

9 Janar 2025 | 20:02

Fotografi dhe piktori i mirënjohur Leon Çika është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Çika lindi në vitin 1954 në Tiranë në një familje me origjinë nga Dardha e Korçës.

Ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë si piktor i arteve grafike.

Kontaktin e parë me fotografinë, Çika e mori pas mbarimit të studimeve dhe caktimit si piktor skenograf në Pallatin e Kulturës “Gramsh”.

Si piktor merrte pjesë më tej në grupin e piktorëve për projektimin e interierëve të Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë ndërsa më pas ka qenë drejtor i departamentit të fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ku dhe krijoi një koncept të ri në imazhet fotografike që ATSH publikonte duke larguar përfundimisht fotografitë klishe.

Pas viteve ’90, Leon Çika punoi si pedagog i fotografisë në Akademinë e Arteve, si reporter dhe si producent i disa televizioneve dhe agjencive të lajmeve.

Çika ka realizuar vepra fotografike në dy drejtime, fotografinë dokumentare dhe zyrtare të ngjarjeve të ditës dhe fotografinë artistike një prej pasioneve kryesor të tij.

Ai është cilësuar si fotografi i natyrës duke realizuar punën e tij në formë ciklesh ku edhe në pikturat e tij pasqyrohen bukuritë natyrore të peizazheve shqiptare me magjinë dhe forcën emocionale shpirtërore të Çikës duke lënë një trashëgimi të pasur në artin dhe kulturën shqiptare.

Një nga botimet e rralla të realizuara prej tij ishte përmbledhja me 300 peizazhe urbane dedikuar Beratit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”

Astronomët kanë zbuluar dy planetë gjigantë shumë të veçantë, të quajtur “super-puffs” të cilët kanë madhësinë e Jupiterit, por një dendësi tepër të ulët, duke...
20:51 | 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026