GJKKO lë në burg Dritan Rexhepin, çfarë deklaroi në gjykatë “mbreti i kokainës”
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë (GjKKO) ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për Dritan Rexhepin, një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të kokainës nga Amerika Latine. I pandehuri ka deklaruar se do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore dhe përmes avokates Joana Qeleshi ka kërkuar lirimin nga qelia, duke pretenduar se mbahet në arrest pa asnjë provë. Ndërkohë, vijimi i procesit në themel është shtyrë për datën 24 janar.
Rexhepi është i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ndërsa për të njëjtin rast po gjykohen edhe disa të tjerë, përfshirë Aldo Majnishtën, Artan Doçajn, Gentian Funiqin, Geraldo Martinin, Korado Kështenjën, dhe Martin Bletën. Më herët, për vrasjen e Jan Prengës, është dënuar përjetë Festim Bixhdili, kopshtari i kompleksit “Golden”, ndërsa çështja e tij është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm nga Gjykata e Lartë.
Po ashtu, Altin Hajri po gjykohet i veçuar për të njëjtën ngjarje.
Rexhepi është një personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare për shkak të aktivitetit të zgjeruar kriminal.
Rexhepi ka një histori të gjatë me drejtësinë shqiptare. Në vitin 1998, ai u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë. Ai është gjithashtu i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet, përfshirë arratisjen nga burgu i Pavias në Itali në vitin 2008 dhe një tjetër nga Belgjika. Në vitin 2013, ai përdori pasaportë të falsifikuar për t’u larguar nga Shqipëria dhe nuk është kthyer më që nga ajo kohë.
Lista e dënimeve dhe akuzave kundër Dritan Rexhepit:
- Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme e caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
- Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e dënoi me 4 vite burg për falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
- Në vitin 2013, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi me 25 vite burg për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe plagosje të rëndë me dashje.
- Në vitin 2010, Gjykata e Apelit në Firence, Itali, e dënoi me 16 vite burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge, dënim nga i cili Rexhepi arriti të arratisej.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën