Berisha: Do kërkojmë koalicionet parazgjedhore, por prioritet mbetet…
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë një konference për media këtë të premte se Partia Demokratike dhe opozita, kanë kërkuar dhe do të kërkojnë zgjidhjen e çështjes së koalicioneve parazgjedhore.
Berisha e ka quajtur e mohimin e koalicioneve parazgjedhore si një shkelje të rëndë për partitë opozitare, veçanërisht për partitë më të vogla.
Megjithatë ai shtoi se përparësi absolute për PD-në ka vota e emigrantëve .
“Çështja e mohimit të koalicioneve parazgjedhore është denoncuar fuqishëm në rezolutat ndërkombëtare si një problem me të cilin Edi Rama ka dashur të dëmtojë me çdo kusht opozitën.
Sigurisht ne do e kërkojmë dhe e kemi kërkuar dhe insistojmë se ajo është një shkelje e rëndë për partitë opozitare.
Ndoshta partitë e mëdha më pak, por partitë e tjera i dëmton qartësisht….
Do rishqyrtohet, por nuk mund të them se do vendoset si kusht sepse ne i kemi dhënë përparësi absolute votën së diasporës, të cilën nuk e ka dashur Edi Rama, por merita e eksponentëve të diasporës që e çuan në Gjykatë Kushtetuese dhe e qëndrimeve tona.
Ajo votë të paktën është sanksionuar në ligj.
Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për t’i shërbyer mundësimit të transparencës së saj”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni